Sektori i Autoritetit Kombëtar të Kontrollit të Vaksinave
Sektori i Autoritetit Kombëtar të Kontrollit të Vaksinave (A.K.K.V) ka përgjegjësinë për kryerjen e kontrollit cilësor të vaksinave dhe produkteve imunobiologjike si dhe për nxjerrjen e rezultateve për analizat e kryera, kontrollin dhe inspektimin e veprimtarisë në fushën farmaceutike që ka të bëjë me importin, lirimin e lotit, tregtimin me shumicë dhe pakicë të vaksinave dhe produkteve imunobiologjike, si dhe kushtet e ruajtjes së tyre në përputhje me rekomandimet e O.B.SH dhe legjislacionin në fuqi për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.