Informacion mbi Sektorin e Regjistrimit
Sektori i regjistrimit ka si detyrë thelbësore vlerësimin paraprak të të gjitha produkteve farmaceutike si barna, produkte herbale dhe shtesa ushqimore të cilat janë konform ligjit të barnave dhe akteve të tij në fuqi përpara se ato të autorizohen për t’u hedhur në tregun farmaceutik të vendit tonë, për të siguruar që ato të jenë konform standardeve të kërkuara të cilësisë dhe efikasitetit.
Pranë këtij sektori kryhen aplikimet për regjistrim me proçedurë normale dhe të përshpejtuar të barnave, aplikimet për riregjistrim të barnave dhe bëhen propozimet përkatëse në lidhje me regjistrimin dhe riregjistrimin e barnave; aplikimet për miratim të ndryshimeve që pëson bari pas hedhjes së tij në treg; aplikim për miratim të fletë-udhëzuesit të barit në gjuhën shqipe.
Pas një vlerësimi paraprak të dokumentacionit në momentin e aplikimit, duke bashkëpunuar me sektorin e analizave për rastet e parashikuara në rregulloren e regjistrimit, sektori i regjistrimit studion dhe vlerëson dokumentacionin në mënyrë të detajuar për çdo aplikim të kryer pranë këtij sektori dhe sipas rastit bën vërejtjet përkatëse apo miratimin.
Sektori i regjistrimit bashkëpunon gjithashtu me sektorin e inspektimit për të siguruar që bari nuk ka pësuar ndryshime të padeklaruara pranë këtij sektori, duke kryer sondazhe të herë pas hershme dhe kontrolluar barnat pas hedhjes së tyre në treg.
Sektori i regjistrimit pregatit propozimet përkatese për çregjistrimin e barnave kur ato nuk plotësojnë kërkesat e parashikuara në ligj në lidhje me cilësine dhe efikasitetin e tyre.
Në sektorin e regjistrimit pregatitet dhe Çertifikata e Produktit Farmaceutik (CPP) për barnat e prodhuara në vend në mënyrë që kompanitë vendase mund të eksportojnë në të gjithë botën.