REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E SHËNDETËSISË
Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave
Adresa: Rruga e Dibres, prane Fakultetit te Mjekesise, Tirane. Tel/ Fax: 42 372892, www.qkkb.gov.al
N J O F T I M
Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave në zbatim të ligjit nr.9323 datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik në RSH”, i ndryshuar, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimit farmaceutik,
Fton:
Të gjithë përdoruesit e barnave, pacientët, si dhe popullatën në tërësi, të japin ndihmesën e tyre në identifikimin dhe denoncimin e rasteve kur hasin shkelje të ligjit për barnat dhe shërbimin farmaceutik, nga subjektet farmaceutik që ofrojnë këtë shërbim (farmaci, agjenci farmaceutike, depo farmaceutike).
Ankimet dhe denoncimet mund të bëhen për cdo rast abuzimi me barnat dhe ofrimin e shërbimit farmaceutik, siç mund të jenë:
- Ofrimi i barnave pa pullën e kontrollit dhe cmimin e shitjes (barna kontrabandë), duke përfshirë mosrespektimin nga ana e farmacistit, të shitjes sipas cmimit të vendosur në pullë,
- Ofrimi i barnave pa recetën e mjekut, me përjashtim të barnave që shiten mbi banak (barna OTC),
- Shitja e barnave të dhuruara, e mostrave promocionale, e barnave për përdorim spitalor apo e barnave që e kanë kaluar afatin e skadencës,
- Tregëtimi i barnave me pakicë në farmaci nga persona pa arsimin farmaceutik si dhe tregëtimi nga ndihmës farmacistët, në mungesë të drejtuesit teknik ose farmacistit,
- Shitja e barnave me pakicë nga importuesit ose shpërndarësit farmaceutik,
- Përgatitja dhe shpërndarja e barnave nga mjekët dhe stomatologët,
- Shitja e barnave që përdoren nga njerëzit në farmacitë veterinare,
- Mosrespektimi i praktikave të ruajtjes dhe shpërndarjes së mirë të barnave,
- Reklamimi i barnave jo OTC,
- Të tjera.
Ankimet dhe denoncimet mund të bëhen në: numër telefoni: 04-2376045, fax: 04-2372892, e-mail: Kjo adresë e-mail mbrohet nga spambots,për ta parv ju duhet aktivizuar JavaScript. .
Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave shpreh konsideratën dhe bindjen, në bashkëpunimin dhe mirëkuptimin Tuaj, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimit farmaceutik.



