Konferencë për shtyp 04/11/2011
Drejtori i QKKB-së, Besnik Jakaj ka dhënë sot një konferencë për shtyp në lidhje me kontrollet e ushtruara në tre mujat e fundit në farmaci.
Gjatë këtyre kontrolleve janë konstatuar sasi barnash të cilat janë futur kontrabandë në vendin tonë dhe tregetoheshin pa pullen e ketij institucioni. Ne fjalen e tij, Jakaj theksoi:
Gjatë tremujorit të fundit Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave ka ushtruar një sërë inspektimesh në subjektet farmaceutike.
Gjatë këtyre inspektimeve janë marrë një sërë masash administrative për arsye të shkeljes së ligjit. Një nga problemet kryesore është tregëtimi i barnave pa pullën e kontrollit, i cili përbën edhe rrezikshëri të lartë për shëndetin e qytetarëve dhe pacientëve.
Barnat pa pullën e kontrolliet, janë ilaçe të pakontrolluara ku rrezikojnë të jenë të falsifikuara, të ripaketuara dhe mund të fshihet edhe data skadencës apo edhe ajo e prodhimit.
Mënyra e futjes në Shqipëri por edhe kushtet e ruajtjes dhe shpërndarjes së tyre janë krejtësisht të pasigurta. Gjatë këtyre 3 mujave janë 20 subjekte farmaceutike për të cilat është marrë masa administrative për heqje licence. Janë 18 subjekte farmaceutike të cilave u është vënë gjobë nga 50 deri në 200 mije lekë.
Po kështu edhe 18 subjekte të tjera farmaceutike kanë rezultuar se nuk kanë pasur të plotësuar dokumentacionin ligjor, administrativ dhe teknik ku është kërkuar mbyllja e aktivitetit të tyre nga tatimet. Problemi i tregëtimit të barnave kondrabandë dhe pa pullën e kontrollit është një problem madhor , për të cilin QKKB ka përgatitur një draft për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë.
Ky draft parashikon masa më të forta administrative të cilat shkojnë deri në mbyllje të aktiviteit për 5 vjet për të gjithë ato subjekte të cilat tregëtojnë barna pa pullë. Deri më tani masa administrative ka qenë heqja e licencës për drejtuesin teknik.