
Kreu I Qendrës Kombëtare të Kontrollit të barnave. Z.Besnik JAKAJ deklaroi dje se pulla e re që do të vendoset në medikamente nuk do të sjellë asnjë ndryshim në cmimin e tyre, duke kundërshtuar deklaratat e Urdhrit të Farmacistëve për rritjen e cmimit të barnave me 20%.
Sipas kreut të QKKB-së vendosja e kesaj pulle nuk ka kosto që të ndikojë në rritjen e cmimit të barnave dhe qëllimi I saj është të vendosë më ne kontroll tregun farmaceutik. Sipas Z.JAKAJ “bëhet fjalë të vendoset një pullë që do të jetë dyfishe, që ka një kosto shumë të vogël, por pak më të madhe se pulla aktuale, e cila nuk ka asnjë lloj ndikimi në cmimin e barnave. Pulla dyfishe është më e sigurtë dhe më cilësore. Kemi pullën aktuale që ka një kosto, të cilen e paguan importuesi dhe prodhuesi, e cila nuk ndikon në cmimin përfundimtar në shitje. Pulla e re që do të vendoset nuk do të sjellë asnjë lloj ndryshimi në cmimin e barnave. Nuk do të jetë pulla që kemi aktualisht por do të jetë një pullë tjetër”. Sipas Z. JAKAJ nuk do të ketë rritje të cmimit të barnave, por Urdhri I Farmacistëve kërkon të përhap panik pasi është kundër reformave të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë në tregun farmaceutik.