2. Procedurat e pajisjes me autorizim importi dhe zhdoganimi, pulla kontrolli te barnave dhe leje perdorimi
Importuesit e autorizuar nga kompanitë mbajtëse të liçencës së tregtimit ose kompanitë prodhuese, paraqesin kërkesën për import të barnave pranë QKKB-së.
Në vijim përgatitet leja e importit dhe autorizimi për zhdoganim, sigurohet prezenca e inspektorit farmaceutik në zyrat doganore të hyrjes për ndjekjen e proçedurave të importit (detyrim i përcaktuar në nenin 47 të ligjit nr.9323 datë 25.11.2004, i ndryshuar, VKM nr.325 datë 14.06.1993 “Për regjimin e import – eksportit dhe prodhimin e barnave”, i ndryshuar, dhe Udhëzimit të Përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Financave nr.180 datë 13.08.1993 “Për bashkëpunimin në regjimin e import–eksportit të barnave dhe zhdoganimin e tyre”, i ndryshuar).
Më pas proçedohet me kontrollin fizik të barnave të importuara në depot farmaceutike dhe përpilimin e raportit të inspektimit me të gjitha të dhënat e barnave (emërtimi i barit, sasia, formë-doza, numri i serise, data e prodhimit, data e skadencës).
Bazuar në raportin e inspektimit, pas kontrollit të çmimeve të barnave te miratuara nga Ministria e Shendetesise (www.moh.gov.al/faqet/baza/pdf/barnatviti2011.pdf), aplikimit të marzhit të fitimit të përcaktuar për shitjen me pakicë, si dhe TVSH-se per barnat, përpilohet urdhëri për shtypjen e pullave për çdo sasi të importuar, ku janë të përcaktuara: emërtimi i barit, kodi, sasia dhe çmimi i shitjes me pakicë.
Stampimi i të dhënave mbi to realizohet në makinat e printimit termik të programuara për pullën që qarkullon aktualisht.
Bazuar në urdhërin e shtypit përpilohet urdhër-pagesa. Subjekti pajiset me lejen e përdorimit dhe me pullat e kontrollit kundrejt pagesës.
Pagesat per keto sherbime jane sipas tabeles si me poshte:
|
Lloji i sherbimit
|
Afati i vlefshmerise |
Pagesa per sherbim |
|
Autorizim zhdoganimi Dogane Tokesore
|
5 dite |
1.000 leke |
|
Autorizim zhdoganimi Dogane Rinas
|
1 dite |
2.000 leke |
|
Leje importi Dogane Tokesore
|
30 dite |
200 leke |
|
Leje Importi Dogane Rinas
|
30 dite |
200 leke |
|
Pulla kontrolli |
S’ka |
0.6 leke / pulle |