Historiku i QKKB-së
Viti 1965
U krijua Laboratori Shteteror i Kontrollit te Barnave, per analogji me institucionet e tjera te ngjashme ne perputhje me orientimet e OBSH-se. Numri i barnave te analizuara ka qene i kufizuar, kryesisht pergatesa farmaceutike.
Viti 1968
Me kalimin ne institucion me vete, u zgjerua kontrolli me barna te Profarmes dhe Uzines se Antibiotikeve, si dhe nje numer i kufizuar i barnave te importuara.
Viti 1993
U quajt Qendra Kombetare e Kontrollit te Barnave, duke ruajtur te njejten strukture organizimi dhe funksionimi, ne baze te VKM nr.60 date 11.02.1993.
Viti 1994
U shtuan sektoret teknike (regjistrim, inspektim) me ligjin nr.7815 date 20.04.1994 “Per barnat”.
Viti 2004 e ne vazhdim
U zgjerua struktura dhe funksionet me sektore teknike (kontrolli vaksinave, informacioni), me ligjin nr.9323 date 25.11.2004 “Per barnat dhe sherbimin farmaceutik”
Viti 2009
U zgjerua struktura dhe funksionet ne sektore teknike si Farmakovigjilenca.