qkkb

Kontrolli i Sherbimit Farmaceutik

Kontrolli dhe inspektimi e veprimtarise ne fushen farmaceutike konsiston ne:  vleresimin e kerkesave te subjekteve dhe ndjekjen e procedurave te percaktuara per importimin e barnave,  lendeve te para dhe ndihmese,  kontrollin fizik gjate kalimit ne pikat kufitare apo doganore, pajisja e subjekteve importuese me leje importi, autorizim per cdoganim, leje perdorimi dhe pullen e kontrollit.
Gjithashtu inspektimi i rrjetit farmaceutik konsiston ne: kontrollin e subjekteve farmaceutike (depo, farmaci, agjenci farmaceutike), ne perputhje me legjislacionin per barnat dhe sherbimin farmaceutik, mbi hedhjen ne treg, tregtimin me shumice dhe pakice, kushtet e ruajtjes se barnave, lendeve te para dhe ndihmese, etj.  
Kontrolle ushtrohen ne te gjithe sherbimin farmaceutik vendas, ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise. 
Per cdo inspektim ne subjektet farmaceutike mbahen akt-kontrolle dhe proces-verbale “Denim per kundervajtje administrative”, ne rast te konstatimit te shkeljeve.
Me qellim goditjen e kontrabandes se barnave dhe atyre te fallsifikuara, ushtrohen kontrolle ne subjekte farmaceutike, ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, Drejtorine Kunder Krimit Financiar si dhe me oficeret e policise gjyqesore te Drejtorive te Policise se Qarqeve.
Ne kuader te bashkepunimit me Prokurorine e Krimeve te Renda me qellim asgjesimin e lendeve narkotike te sekuestruara, sigurohet pjesemarrja e nje inspektori ne grupet e perbashketa dhe ne vendet e caktuara per asgjesimin e tyre.

Hits: 417

Procedurat e pajisjes me autorizim importi dhe zhdoganimi, pulla kontrolli te barnave dhe leje perdorimi

2. Procedurat e pajisjes me autorizim importi dhe zhdoganimi, pulla kontrolli te barnave dhe leje perdorimi

Importuesit e autorizuar nga kompanitë mbajtëse të liçencës së tregtimit ose kompanitë prodhuese, paraqesin kërkesën për import të barnave pranë QKKB-së.

Në vijim përgatitet leja e importit dhe autorizimi për zhdoganim, sigurohet prezenca e inspektorit farmaceutik në zyrat doganore të hyrjes për ndjekjen e proçedurave të importit (detyrim i përcaktuar në nenin 47 të ligjit nr.9323 datë 25.11.2004, i ndryshuar, VKM nr.325 datë 14.06.1993 “Për regjimin e import – eksportit dhe prodhimin e barnave”, i ndryshuar, dhe Udhëzimit të Përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Financave nr.180 datë 13.08.1993 “Për bashkëpunimin në regjimin e import–eksportit të barnave dhe zhdoganimin e tyre”, i ndryshuar).

Më pas proçedohet me kontrollin fizik të barnave të importuara në depot farmaceutike dhe përpilimin e raportit të inspektimit me të gjitha të dhënat e barnave (emërtimi i barit, sasia, formë-doza, numri i serise, data e prodhimit, data e skadencës).

Bazuar në raportin e inspektimit, pas kontrollit të çmimeve të barnave te miratuara nga Ministria e Shendetesise (www.moh.gov.al/faqet/baza/pdf/barnatviti2011.pdf), aplikimit të marzhit të fitimit të përcaktuar për shitjen me pakicë, si dhe TVSH-se per barnat, përpilohet urdhëri për shtypjen e pullave për çdo sasi të importuar, ku janë të përcaktuara: emërtimi i barit, kodi, sasia dhe çmimi i shitjes me pakicë.

Stampimi i të dhënave mbi to realizohet në makinat e printimit termik të programuara për pullën që qarkullon aktualisht.

Bazuar në urdhërin e shtypit përpilohet urdhër-pagesa. Subjekti pajiset me lejen e përdorimit dhe me pullat e kontrollit kundrejt pagesës.

Pagesat per keto sherbime jane sipas tabeles si me poshte:

Lloji i sherbimit

 

Afati i vlefshmerise

Pagesa per sherbim

Autorizim zhdoganimi Dogane Tokesore

 

5 dite

1.000 leke

Autorizim zhdoganimi Dogane Rinas

 

1 dite

2.000 leke

Leje importi Dogane Tokesore

 

30 dite

200 leke

Leje Importi Dogane Rinas

 

30 dite

200 leke

Pulla kontrolli

S’ka

0.6 leke / pulle

 

Hits: 507

Te gjitha te drejtat rezervuar Qendres Kombetare te Kontrollit te Barnave                                                                                                                                                                                              nga a.b.p

Top Desktop version