Farmakovigjilenca

 • Monitorimi i sigurisë dhe efikasitetit të barnave
Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave synon të informojë të gjithë përdoruesit e barnave, mjekët, farmacistët, infermierët dhe të gjithë institucionet shëndetësore, të raportojnë për çdo rast kur bari ka dhënë efekt të dëmshëm apo nuk ka dhënë efektin e pritshëm.
Farmakovigjilenca si disiplinë e re, mbledh dhe studion të gjitha fenomenet, kryesisht ato të padëshiruara, që lidhen me përdorimin e barnave në doza terapeutike dhe indikacione të përcaktuara, por edhe ato që lindin nga keqpërdorimi i tyre.
Ajo mbledh, monitoron, kërkon, diskuton e vlerëson të gjithë informacionin që vjen nga personeli shëndetësor dhe nga pacientët, mbi efektet e padëshiruara të barnave.
Farmakovigjilenca është një rregullator i nevojshëm që e vë theksin tek siguria e barnave, me qëllim rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të tyre, dhe vlerësimin e raportit efektivitet-risk.
 • Përse nevojitet Farmakovigjilenca?
Për të mbrojtur pacientët dhe përdoruesit e barnave, përshkruesit e tyre dhe kompanitë.
Për të siguruar informacionin më të mirë të mundshëm, me anë të të cilit studiohet balanca efektivitet/risk për çdo pacient dhe përdorues bari.
Për të parandaluar ADR- të si: ngjarje mjekësore të rëndësishme që vënë në rrezik jetën e pacientit dhe që çojnë në ndërhyrje mjekësore dhe/ose kirurgjikale, ngjarjet kërcënuese për jetën dhe paaftësinë.

Monitorimi i sigurisë dhe efikasitetit të barnave

·         Përse nevojitet Farmakovigjilenca?

Për të mbrojtur pacientët dhe përdoruesit e barnave, përshkruesit e tyre dhe kompanitë.

Për të siguruar informacionin më të mirë të mundshëm, me anë të të cilit studiohet balanca efektivitet/risk për çdo pacient dhe përdorues bari.

Për të parandaluar ADR- të si: ngjarje mjekësore të rëndësishme që vënë në rrezik jetën e pacientit dhe që çojnë në ndërhyrje mjekësore dhe/ose kirurgjikale, ngjarjet kërcënuese për jetën dhe paaftësinë.

barnat
apliko
media-G