Ne kuader te impementimit te Sistemit te Farmakovigjilences ne vend eshte miratuar:
Formulari i Raportimit te Efeketeve te Padeshiruara te Barnave, (ADR- ve), me qellim evidentimin e ADR- ve në lidhje me barnat e regjistruara në Republikën e Shqipërisë dhe eshte bere i disponueshem edhe ne faqen zyrtare te institucionit.
Ky formular është pergatitur ne perputhje me Yellow Card, duke e pershtatur ne menyre te tille qe te behet sa me i kuptueshem dhe i qarte per popullaten dhe profesionistet e shendetit.
Kompanitë Mbajtese te Autorizimit per Tregtim (MAH) që operojnë në tregun farmaceutik shqiptar, kanë nisur proçedurat e dorëzimit të ADR - ve, në lidhje me barnat e regjistruara në Republikën e Shqipërisë, pranë ketij sektori.
Qendra Kombetare e Kontrollit te Barnave po ben sensisbilizimin e popullates dhe profesionisteve te shendetit ne lidhje me farmakovigjilencen, ne drejtimet si me poshte:
• Jane transmetuar spote publicitare sensibilizuese për raportimin e efekteve të padëshiruara të barnave, me qellim sensibilizimin e popullates mbi farmakovigjilencen, denoncimin nga ana e pacienteve te rasteve kur kane patur efekte te padeshirueshme te barit, efekte anesore te papershkruara ne fletepershkrimin e barit apo kur bari nuk ka dhene aspak efekt.
• Jane pregatitur 1.600 fletë-palosje informuese me temë "Monitorimi i sigurisë dhe efikasitetit të barnave" dhe ka filluar shperndarja e tyre ne institucionet shendetesore. Konkretisht janë shpërndarë në 21 shërbime te QSU "Nënë Tereza", Tirane, me nga 10 Formularë Raportimi per çdo sherbim. Kjo fushatë sensibilizuese do te vazhdoje ne te gjithë Spitalet Rajonale dhe Qëndrat Shëndetësore të Republikës së Shqipërisë.
• Barnat ndihmojnë në shëndetin tuaj vetëm kur përdoren në mënyrën e duhur dhe japin efektin e pritshëm.